Recetë nga znj Eneida
Përbërësit

500 gr mish viçi
2 qepë
2 thelpinj hudhër
Vaj ulliri
200 ml verë të bardhë
Lëngun e 2 limonave
1 lugë miell ose niseshte
2 karota
100 gr bizele
200 gr kërpudha
Kripë
Piper
Majdanoz

Përgatitja
Mishin e ndarë në racione e lajmë, e thajmë me kartpecetë dhe e skuqim në vaj ulliri. Pasi ka marrë ngjyrë nga të gjitha anët, shtojmë qepën e prerë në feta si dhe thelpinjtë e hudhrës. Skuqim deri sa qepa të marrë ngjyrë të artë dhe e shuajmë me verë. Sapo të avullojë alkoli, shtojmë ujë derisa të mbulohet mishi dhe e ziejmë për 30 minuta në tenxhere presioni. E hapim dhe shtojmë lëngun e limonit, kripë, karotat e prera në copa të mëdha, bizelet si dhe kërpudhat. I gatuajmë për 15 minuta në tenxhere presioni ose për 25 minuta në tenxhere normale. Niseshten e tresim në 1 filxhan kafe ujë dhe ia shtojmë gjellës. E trazojmë dhe e ziejmë deri sa të trashet. Në fund shtojmë piper dhe majdanoz të freskët. E servirim me makarona ose pilaf.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb