Një alarm evakuimi u dha në aeroportin e Mançesterit, pas raporteve për një pako të dyshimtë që ishte gjetur .
Sipas një dëshmitari okular në rrjetin Manchester Evening News, familja e tij u evakuua nga Terminali 2.
Sidoqoftë, nuk kishte atmosferë tensioni kur njerëzit u larguan nga dyqanet përreth në zonën e aeroportit. Policia po shkon në vendngjarje për të hetuar ngjarjen, ndërsa ende nuk është sqaruar se çfarë përmbante pako. Vendi u rrethua, ndërsa policia mori një telefonatë në orën 15:20 minuta lokale.
(BalkanWeb)