Një djalë 3-vjeçar në Palm Costa të SHBA-ve është shpëtuar mrekullisht nga një polic. Shtëpia ku ndodhej 3-vjeçari u kaplua nga flakët dhe ishte oficeri Markus Dawson që hyri menjëherë mes flakëve dhe e shpëtoi djalin.

“Përshëndetje mik, ku e ke nënën? Eja me mua”, mësohet t’i ketë thënë polici fëmijës.

Në anën tjetër, hetuesit kanë konfirmuar se babai i 3-vjeçarit kishte shkuar në qytet dhe se në shtëpi e kishte lënë vogëlushin me vëllain e madh dhe motrën.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan deri te shpërthimi i zjarrit, por për fat të mirë nuk ka të lënduar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb