TIRANË- Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka qenë sot në Selinë e PD-së, ku është takuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Takimi mes tyre ka ardhur pak minuta pas tryezës për reformën zgjedhore, ndërsa dihet se Dule është në koalicion me maxhorancën, por kohët e fundit ai ka qenë kritik ndaj qeverisë “Rama”, sidomos për reformën territoriale.

Në një video të publikuar nga “Top­ Channel” Dule shfaqet duke hyrë në selinë e PD­-së. Në përfundim të takimit që ka zgjatur rreth 30 minuta, kreu i PBDNJ-së nuk ka pranuar të flasë për temat e diskutuara gjatë takimit me Bashën.

“Kafe kortezie”, ka qenë e vetmja gjë që ka thënë Dule pas interesit të madh të gazetarëve për të ditur nëse PBDNJ kishte kaluar në opozitë.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: