TIRANË- Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto ka pritur në një takim Ambasadorin e Maqedonisë në Shqipëri, Stojan Karajanov. Në takim u fol për një koordinim më të mirë mes 2 vendeve, për projektet e infrastrukturës.

Ministri Haxhinasto dhe Ambasadori Karajanov, diskutuan për vendosjen e një standardi të përbashkët për “Rrugën e Arbrit” mes 2 vendeve. Pikë tjetër e diskutimit ishte për lidhjen hekurudhore mes 2 vendeve, si dhe për gjallërimin e shërbimit hekurudhor midis Portit të Durrësit dhe kufirit me Maqedoninë. Në takim u fol për të vijuar mbajtjen gjallë të procesit të Berlinit dhe koordinimit midis vendeve të rajonit, për realizimin e projekteve të rrjetit kryesor.

(m.k/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb