Annie Lennox ka lindur në Aberdeen, në Skoci, në 25 dhjetor 1956 dhe sot këngëtarja e njohur feston 60 vjetorin, me një karrierë të pasur muzikore.
Nga vitet e boomit të saj me Eurythmicsm, në fillim të viteve Tetëdhjetë, deri në albumin e saj të fundit “Nostalgia”, këngëtarja skoceze ka pasur gjithmonë joshjen e saj të akullt dhe futuriste.
Ajo ka mbetur gjithmonë aktive në ballë të impenjimeve sociale, duke marrë pjesë në evenimente të mëdha bamirësie si Live 8 e 2005, duke mbështetur organizata si Oxfam etj. Në 2011 ajo mori nga mbretëresha Elissabeta medaljen e Nderit të Mbretërise britanike, për impenjimet e saj vullnetare në Afrikë dhe për luftën kundër Sidës.(da.xha/BalkanWeb)
