Deputetja e Krujës Merita Bakiu ka mbërritur në spitalin e Krujës për të parë nga afër situatën e krijuar nga helmimi masiv. Ajo ka vizituar dhe biseduar me qytetarët që ndodhen të shtruar në spital që dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.
Me dhjetëra banorë janë shtruar njëkohësisht sot pasdite në spitalin e Krujës dhe disa prej tyre janë nën terapinë e serumit. Së fundmi, atje është bërë një përurim elektoral në ujësjellës dhe uji ka ardhur i ndotur vazhdimisht.
(BalkanWeb)