Projektligji për “Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje”, u diskutua sot në Komisionin e Ekonomisë. propozuar nga ministrja Elisa Spiropali, i cili sipas saj do të jetë një mjet kontrolli në dorën e qytetarëve ndaj funksionarëve publikë. Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi e cilësoi ligjin si të panevojshëm dhe të ngjashëm me Komitetin e Partisë që kontrollonte Komitetin Ekzekutiv.

“Unë gjykoj se kjo që po bëni ju është e panevojshme. Kush ka punuar brenda administratës shtetërore e kupton se çdo të thotë brenda administratës një institucuon që ruan këtë drejtorin kërtu. Shteti shqiptar ndoshta është si një makinë e vjetër dhe ndoshta që nuk funksionon në rregull, por që i ka të gjitha pjesët, rrotat, timonin. Ç’a doni ju me i shto një gomë mbi këto të katërta. Nuk ka nevojë absolutisht asnjë lloj nevoje për këtë.

Shteti shqiptar i ka të gjitha, ka kryeministër, ka parlament ka ministri. Kemi Kontrollin e Lartë të Shtetit, kemi prokurori, çdo ministri ka linjë të vetën kontrolli, pse do fusim një mekanizëm që është një sajesë dhe nuk ekziston në asnjë vend të botës. Ky është përqëndrimi në një dorë. Ne vijmë këtu nga një eksperiencë monopartiake e vjetër, këto janë element të asaj kohe. Ç’është kjo? Kjo është Komiteti i Partisë që vëzhgonte Komitetin Ekzekutiv. Komiteti Ekzekutiv ishte për të punuar kurse Komiteti i Partisë ishte për ta kontrolluar nga sipër, e ke bërë mirë s’e ke bërë mirë. Kryeministri i ka në dorë të gjitha mundësit për të kontrolluar. Do ta zgjerojë dhe ta specializojë , të zgjerojë këë agjenci që ka dhe jo të krijojmë me ligj agjenci mbi agjenci.A e di çfarë do ndodhë? Do korruptohen këto. Ai nënpunësi aty poshtë që edhe ndoshta ka thyer ligjin, për a mbyllur do ta delegojë tek këto. Kështu do të ndodhë vazhdimisht, kështu janë historitë në administratën publike shqiptare. Po vendose një grup të kontrollojë një grup tjetër nuk ndodh pastrami, ndodh e kundërta”, tha Shehi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb