Aleanca për Teatrin thotë se mos vendosja e sekuestros preventive nga ana SPAK mbi truallin e Teatrit Kombëtar dhe fondeve për godinën e re, mund të dëmtojë hetimet.
“Nuk mund të shkojnë këto, edhe të hetohet mos ekzekutimi i vendimit të Gjykatës, dhe të hetohet VKM-ja e re që ka të bëjë me transferimin e truallit dhe ti si organ i akuzës të mos sekuestrosh provën, sendin ku është kryer vepra penale”, deklaroi Aleanca.
Sipas Aleancës mos vendosja e sekuestros preventive mund të përshkallëzojë krimin.