Ylli i “Love Island”, Shaughna Phillips ka ndarë zhgënjimin e saj për Kim Kardashian pasi pretendoi se ylli i “KUWTK” përdor një filtër në shfaqjen e saj të suksesshme televizive. Të dielën, Shaughna postoi në Instagram Story dhe ndau një klip të 41-vjeçares duke folur në serialin e saj të famshëm familjar “Keeping Up With The Kardashians”. Kim dukej mahnitëse teksa doli pa make up në kamera dhe përqafoi bukurinë e saj natyrale.

Lëkura e saj dukej tepër e lëmuar dhe ajo nuk kishte asnjë shenjë në fytyrën e saj, pavarësisht se nuk kishte asnjë produkt kozmetik në lëkurë. Shaughna mbeti e hutuar teksa vuri re në një pjesë të klipit, rrathët e zinj nën sy të Kim, ndërsa në një tjetër klip ato ishin pak më të fshehura. Në Story-n e saj, ajo më pas tregoi se si së fundmi pa një postim ku thuhej se Kim përdor filtra në shfaqje dhe se ajo e kishte vënë re qartësisht modifikimin gjatë atij episodi të veçantë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndihem sikur fillimisht duhet të filloj duke thënë se jam një fanse për çdo gjë rreth Kardashian dhe nuk kam turp për këtë. Do të vazhdoj të blej çdo produkt që ata nxjerrin… Por, unë pashë një postim dje në lidhje me anëtarët e familjes Kardashian duke përdorur një filtër në emisionin e tyre dhe u çudita.

Nuk e dija… Të gjithë e dimë që Instagram është një realitet i rremë i filtruar, por më duket sikur më kanë mashtruar! Nuk e dija që mund ta bësh këtë në një shfaqje televizive?! Epo këtu unë po shikoj “KUWTK” për 181193714 ditë me radhë dhe e shoh të ndodhë para syve të mi! Një minutë Kim ka rrathë të errët poshtë syve (shumë normale) dhe në të njëjtën bisedë ajo duket e përsosur… Pse nuk e kam vënë re kurrë këtë më parë?

Motrat Kardashian-Jenner janë përpjekur shpeshherë të idealizojnë botën e tyre, duke bindur ndjekësit se janë siç shfaqen. Edhe pse në rrjetet sociale ndodh shpesh diçka e tillë, të ndodhë edhe në seriale televizive është për t’u habitur. Duket se, përtej lëkurës perfekte, buzëve të trasha dhe një jete si në përralla, edhe yjet televizivë të “KUWTK” kanë rrathë të zinj poshtë syve, apo lëkurë të yndyrshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb