TIRANË

Ligji për bashkëqeverisje ka shkaktuar debate gjatë seancës së radhës në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, ka thënë se ky ligj për të është i pa dobishëm, pasi cungon edhe ligjet e tjera pasardhëse. Nga krahu tjetër, kryetarja e komisionit Klotilda Bushka, tha se me bashkëqeverisje, i jepet mundësi qytetarëve të japin ndihmën dhe idetë e tyre në shumë nisma.

Alibeaj: Nëse keni ngut ta miratoni, respektoni Rregulloren. Nuk po tentojmë të ndryshoni votën. Duhet të na jepni të drejtën për të folur. S’keni ndërmend të bëni asgjë më shumë sesa propaganda. Kjo është tallje me ligjin e koncept

Klotilda Bushka: Termi bashkëqeverisje do të thotë që nëpërmjet këtij ligji i jepet mundësi qytetarëve, të marrin pjesë në nisma, të thonë fjalën e tyre, të japin një vlerë.

Enkelejd Alibeaj: Amendament, neni 4 të shfuqizohet, arsyeja sepse është i padobishëm. E para në pikën 1 që thoni grup interesi që mbron interesin e një grupi. Kjo është e njëjta gjë. Kjo do të thotë që po krijoni konfuzion në legjislacion, që është i padobishëm, por jep impakt dhe në ligjet e tjera. I kam lexuar edhe komentet tuaja. Është e pa denjë, që ministrja të vij e të thotë që kam hequr dorë nga ligji që kam miratuar. Duhet hequr i gjithë neni sepse është i pa sens. Keni deformuar

Toni Gogu: Ne duhet të vazhdojmë votimin nen për nen si e kërkon rregullorja, e nëse do të ketë mendime kundërt, ato do të dëgjohen.

Spiropali: Unë do doja shumë të ishte ligji Spiropali, nuk është, por jam krenare për grupin nismëtar.
Do doja të ishte projektligji im! Te jeni i sigurt që është parë me vëmëndje dhe janë dakordësuar përsa i përket ndryshimeve. Kanë qënë propozime edhe të grupit nismëtar edhe të relatores që ka ardhur ky produkt, i cili ja vlen të gjykohet kështu siç është sot për t’u kaluar ose jo në këtë komision të nderuar.
Pastaj diskutimet e tjera nuk besojnë se vlejnë për këtu. Keni foltoren…e Kuvendit!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb