“Të gjithë sytë janë drejtuar në Shkup. Fokusi është tek kryeministri Zoran Zaev i cili njoftoi dorëheqjen pasi humbi zgjedhjet vendore. Por a do të largohet përfundimisht Zoran Zaev nga posti i kryeministrit”, shkruajnë media greke.

Nëpërmjet një artikulli, mediat greke kanë trajtuar situatën politikë në Maqedoninë e Veriut pas rezultatit të zgjedhjeve në këtë vend, njoftimit të Zoran Zaev për dorëheqje si edhe kërkesës së aleatëve për të mos dhënë dorëheqjen.

Artikulli vijon më tej duke theksuar se partnerët e qeverisë së Zaev, kanë kërkuar që ai të mos japë dorëheqje pas rezultateve të pafavorshme në zgjedhjet komunale.

Ndërkohë që nga vetë Zaev ende nuk është dorëzuar në parlament një kërkesë zyrtare për dorëheqje.

Sa i përket opozitës VMRO-DPMNE, fituesja më e madhe e këtyre zgjedhjeve ka deklaruar se nuk është koha për dorëheqje, pasi një gjë e tillë do të shkaktonte kaos në politikë.

Në të njëjtën kohë, në Shkup shihet se është duke u zhvilluar një fushatë nëpërmjet të së cilës, njëzëri i kërkohet Zaev të mbetet kryeministër dhe kreu i LSDM-së.

Iniciativa është marrë nga kryetari i Komisionit partiak të qytetit të Kumanovës, Martin Kosovski që është përhapur edhe në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb