Ekspertët në Slloveni sugjerojnë kufizime të rrepta për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se 29, 354 raste janë aktive në vend, ndërsa ditën e djeshme Ministria e Shëndetësisë raportoi 3, 465 raste me koronavirusi. Aktualisht janë vaksinuar rreth 53 % e popullsisë.

Mjekët kanë propozuar kufizime të rrepta për aktivitetet ku pjesëmarrja e qytetarëve është e lartë, duke përfshirë edhe kufizimet për oraret e hapjes së bareve dhe restoranteve.

Pritet që ditën e nesërme qeveria të dalë me vendime të reja referuar situatës së pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb