Ndaj Portos kërkohej fitorja me çdo kusht për të mbajtur të ndezur ëndrrën Champions por Milan bëri shumë pak për të marrë diçka më shumë se një barazim 1-1 në “San Siro’. Ekipi i Piolit shfaqi shumë limite, mbi të gjitha në aspektin fizik. Nuk kishin as forcën e duhur për të goditur portugezët, vetëm një rast i pastër me Giroud.

Gjithçka nisi në malore, ku në minutën e 6-të e gjetën veten në dizavantazh, me Luiz Diaz që ndëshkoi Tatarusanu. Në fakt veterani i portës ishte lojtari më i mirë për kuqezinjtë duke shpëtuar “djallin” të paktën në dy raste të pasta. Milan ishte shumë pasiv në fushë, ndërsa goli i barazimit erdhi në minutën e 61-të me Mbemba që devijojë në portën e tij. Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund, me kuqezinjtë që marrin pikë e parë në Champions, por kualifikimi nuk është më në dorën e tyre, duhet një kombinim fatsjellës në dy ndeshjet e fundit.

“Mund të kishim bërë më mirë, na mungoi kthjelltësia. Derbi të dielën? Ekipit i vjen keq për këtë rezultat por është janë mirë. Kemi kohën e mjaftueshme për të rikuperuar energji, e dimë rëndësinë e këtij takimi. Do të jetë një sfidë e vështirë kundër kampionëve në fuqi dhe favoritëve në këtë edicion. Mund të zhvillojmë një ndeshje në nivel të lartë”, theksoi Pioli në konference për shtyp.
(BalkanWeb)
