Kufizimet kundër koronavirusit nuk janë mirëpritur në Zelandën e Re.

Mijëra qytetarë kanë mbushur sheshet dhe rrugët kryesore duke protestuar kundër masave anti-Covid të vendosura nga qeveria.

Rreth 3 000 protestuar, përfshirë dhjetëra motoçiklistë , shumica prej tyre pa maska, marshuan nëpër qendrën e Wellington.

Disa prej tyre mbanin flamuj me mbishkrimin “Trump 2020”, ndërsa kishte edhe të tjerë me slogane kundër kufizimeve si edhe kundër kërkesës së vaksinimit për mësuesit.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb