TIRANE- Tre mjete me lëndë drusore janë ndaluar dhe bllokaur ditën e djeshme në labinot, gjatë kontrolleve të ushtruara nga Inspektoriati i Policisë Pyjore pranë ISHMP-së.
Të bllokuara janë mjetet: tip Benz me targë EL8216A me ngarkese 8 m3 ah, me drejtues mjeti V.B; tip Benz me targë AA642GP me 8 m3 trupa ahu me drejtues G.K; dhe mjeti tip Liaz me targe AA518CK me 20 mst (metër sterë) dru zjarri të llojit ah me drejtues mjeti Y.T.
Nga inspektimi rezultoi se të trija mjetet në momentin e ndalimit dhe të kontrollit nuk dispononin asnjë lloj dokumenti shoqërues për lëndën drusore që po transportonin. Inspektorët bënë sekuestrimin e lëndës drusore dhe gjobitjen e të tre drejtuesve të mjeteve në vlerën 100 mijë lekë të rinj për secilin prej tyre.
Gjithashtu gjatë mëngjesit të sotëm, në zonën e Moglicës, në Korçë. Inspektorët e Policisë Pyjore kanë ndaluar mjetin tip Benz kamion, me targë KO0158B që po transportonte 10 mst dru zjarri të llojit ah, me drejtues mjeti M.N. Nga kontrolli i usthruar rezultoi se mjeti nuk ishte i pajisur me asnjë lloj dokumentacioni. Inspektorët sekuestruan materialin drusor dhe i vendosën drejtuesit të mjedit gjobën me vlerë 100 mjië lekë të rinj.
Të gjitha rastet e konstatuara nga inspektimi i Policisë Pyjore i kanë kaluar Policisë së Shtetit për masa të mëtejshme.
Kreu i ISHMP-së, Ergys Agasi shprehet se kontrollet e rrepta vazhdojnë në mbarë vendin. “Inspektorët e Policisë Pyjore vazhdojnë kontrollet rigoroze në të gjithë territorin. U bëj apel të gjithë qytetarëve që të denoncojnë çdo rast flagrant në pyje. Ligji do të veprojë ashpër mbi të gjithë ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare”- tha Kryeinspektori Agasi.
(el.sp/BalkanWeb)
