KORÇË

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë. Gazetarja Lorena Kodra raportoi për “BalkanWeb” se nga përplasja e dy mjeteve kanë mbetur të lënduara dy vajza që mësohet të jenë punonjëse të FRONTEX.

Ambulancat në vendngjarje po bëjnë të mundur transportimin drejt spitalit të Korçës të dy vajzave të plagosura, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: