Edhe pse ia doli të vinte shëndoshë e mirë nga hapësira, ku udhëtoi muajin e kaluar me anijen kozmike të kompanisë “Blue Origin”, biznesmeni Glen de Vries, është ndarë nga jeta si pasojë e rrëzimit të aeroplanit.

Ngjarja ndodhi të enjten në Neë Jersey.
Policia shtetërore në New Jersey tha se aeroplani u rrëzua në një pyll të enjten pasdite, rreth 64 kilometra në veriperëndim të Nju Jorkut.

Në aksident u përfshi aeroplani i tipit “Cessna 172”, që përdorej për fluturime trajnuese dhe rekreative.

Sipas të dhënave të autoriteteve amerikane, biznesmeni ishte i certifikuar si pilot privat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb