DURRËS

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti që ndodhi sot në mesditë, rreth orës 12:15, në aksin rrugor Durrës-Tiranë.

Në Romanat, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin G. M., është përplasur me mjetin tip “Nisan” me drejtues shtetasen F. B.,

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e mjetit F. B., dhe pasagjeri shtetasi Xh. B., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashte rrezikut per jeten.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: