Kroacia siguron Botërorin mes drithërimash dhe vuajtjesh, duke mposhtur 1-0 Rusinë në ndeshjen e fundit kualifikuese në Zagreb. Një autogol i Kudryashov dënon Rusinë për të zhvilluar play-off për të shkuar në Katar 2022.

Kroacia feston një kualifikim të arritur në “kthesën e fundit” pas një ndeshje betejë të vërtetë nën rrebesh të luajtur sot pasdite. Skuadra e Ballkanit ka triumfuar me autogolin e minutës së 81-të duke siguruar kështu vendin për në Kupën e Botës që do të zhvillohet në dhjetor të vitit të ardhshëm.

Një ndeshje gati e ekuilibruar, me shumë faulla dhe shumë ndërprerje, teksa Rusisë i mjaftonte edhe barazimi për të siguruar vendin e parë në grup. Por 9 minuta para fundit u dorëzua pikërisht me një gol në portën e vet.

Sllovakia, që mposhti me rezultatin 0-6 Maltën (me dy të kuq) renditet e treta me golaverazh më të mirë se Sllovenia, që gjithashtu sot fitoi ndaj Qipros me rezultatin 2-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb