Lirohet nga detyra drejtori i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, Florent Sulçe.

Vendimi është marrë sot nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili ka firmosur sot lirimin nga detyra të Sulçes. Mësohet se ai është zëvendësuar nga Klevis Qose.

“Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.
Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose.”, thuhet ne njoftim.

Pas një karriere të gjatë në forcat operacionale dhe si oficer policie në disa komisariate të vendit, prej afro tre vitesh Qose ka ushtruar funksionin si oficer pranë SHÇBA Tiranë ku dhe ka udhëhequr një sër hetimesh ndaj paligjshmërive të kryera nga efektivë të Policisë. Klevis Qose i diplomuar ne Siguri Publike dhe Drejtësi, ka marr çertifikate e mirnjohjes nga kryeministri Edi Rama për luften ndaj terrorizmit në vendin tonë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: