Grumbullimi i lojtarëve me përfaqësueset respektive mbetet një shqetësim i madh për ekipin Inter. Trajneri Inzaghi duhet të bëjë edhe një herë llogaritë me lojtarët e dëmtuar dhe me lodhjen e madhe fizike. I radhës që shqetëson është Alexis Sanchez, i cili doli i dëmtuar nga sfida që Kili zhvilloi përballë Ekuador, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Bëhet fjalë për një problem muskulor në kofshën e djathtë, situata nuk është alarmante pasi lajme e para flasin vetëm një kontraktim por sulmuesi do ti nënshtrohet kontrolleve më të detajuara kur të rikthehet në Milano.

Sanzhes
Sanzhes

Në sfidën ndaj Napolit, Simone Inzaghi duhet të bëjë llogaritë pa De Vrij ndërsa kanë rikuperuar Dzeko dhe Bastoni.

Martinez
Martinez

Mbetet për tu vlerësuar edhe gjendja e Lautaro Martinez i cili u zëvendësua në fund të sfidës me Brazilin. Pavarësisht këtij fakti, mjekët e përfaqësueses argjentinase kanë siguruar se nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, ndërsa dhe vetë lojtari është parë duke festuar me shokët e skuadrës për kualifikimin për në Botëror.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb