Partia Komuniste e Shqipërisë, ka zhvilluar këtë 17 nëntor homazhe në nderim të ditës së Çlirimit të Tiranës.
Me pankarta në duar dhe me portretin e ish-diktatorit Enver Hoxha, anëtarë të kësaj partie, kanë nderuar luftën e ndaj pushtuesve nazifashistë.
Përbri bulevardit kryesor të Tiranës, ata kanë vendosur, portrete të figurave të shquar të luftës, si dhe foto të momenteve të luftimeve për çlirimin e kryeqytetit të Shqipërisë.
(BalkanWeb)
