TIRANË

Një ‘fake news’ e ka konsideruar ministrja e jashtme Olta Xhacka, lajmin e sotëm të gazetës ‘The times’, sipas së cilës ministritë përkatëse të dy vendeve po diskutojnë hapjen e një qendre azili në Shqipëri.

“I njëjti lajm i rremë i vjetër këtë herë në faqen e parë të një gazete të respektuar si ‘The Times’! Dhe meqë ra fjala unë nuk jam një “ai” por një “ajo” që gjithmonë e ka admiruar cilësinë e mediave britanike. E trishtuar.”- shkruan Xhaçka në një postim në twitter.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: