TIRANË- Mesfushori i kombëtares shqiptare, Migjen Basha, pritet t’i rikthehet sërish futbollit italian, pas gjatë muajve të kaluar te ekipi zviceran Luzern.
Sipas Sky Sports, ish-lojtari i Torinos, Atalantas, Riminit dhe Frosinones, sot pritet të prezantohet te skuadra nga Seria B, Como, shkruan gazeta Express.
Mesfushori me prejardhje nga Suhareka nuk ka preferuar te qëndroje te Luzerni, pasi shpeshherë ka përfunduar në bankën rezervë.
Ai po synon të luaj vazhdimisht për të siguruar një ftesë nga selektori i Shqipërisë, Gianni de Biasi, për Euro 2016.
(ma.ar/BalkanWeb)
