TIRANË
Ish-deputeti i PS-së Namik Dokle ka humbur vëllain e tij për shkak të COVID-19. Në një postim në “Facebook”, Dokle shkruan se ishte ai që i dha kurajë për ta kaluar COVID-19 pak muaj më parë, por se vetë nuk e përballoi dot.
“Lamtumirë, o vëlla! Mua më dhe kurajo, por vetë nuk e përballove dot covidin e mallkuar. I përjetshëm kujtimi!”, shkruan Dokle.