Një përfaqësi e anëtarëve të PD, në njësitë 6 dhe 3 në Tiranë, kanë lexuar formularët e firmosur për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar më datë 11 dhjetor.

Sipas tyre, 80% e delegatëve në këto 2 njësi kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit dhe sipas verifikimeve të tyre, delegatët janë 100% dakord për thirrjen e saj.

“Jemi një pjesë të anëtarëve të njësisë 6 dhe 3, e do të verifikojmë firmat për mbledhjen e kuvendit të datës 11 dhjetor. 80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publik. Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, tha anëtarja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: