Rikthimi i Dinamos në elitë e ka bërë të plotë kryeqytetin, por përveç Tiranës, dy ekipet e tjera, Dinamo dhe mbi të gjitha Partizani po hasin shumë vështirësi në këtë fillim sezoni. Luan Pinari, një ish i famshëm i tre ekipeve, në një intervistë ekskluzive për “News24”, në emisionin “Sport News” të moderuar nga Enxhi Biba, analizoi këtë fazë të parë, duke nxjerr në pah problemet e ekipit të kuq.

Pinari pranoi se ka një ftohje mes palëve, drejtorit Rama dhe trajnerit Daja, ndërsa shprehet i bindur se të kuqtë duhet të ndryshojnë qasje, duhet të ndryshojnë modul, në të kundërt do ta kenë shumë të vështirë të dalin nga kjo situatë.

Pinari foli edhe për ecurinë e Dinamos në këtë fazë të parë, ku vlerëson punën e bërë deri më tani, por titulli është një objektiv i tepërt në këtë momente. Në analizën e tij, Pinari u ndal edhe tek Tirana, që për të mbetet ekipi me organikën më të plotë dhe favorit për titull, ndërsa shprehu vlerësimin e tij edhe për trajnerin dhe lojtarin më të mirë në këtë fazë të parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb