Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar shqiptarët me rastin e 29 nëntorit, Ditës së Çlirimit të vendit.

Pas ceremonisë zyrtare në varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, kreu i shtetit, ka publikuar një video me këngë partizane në rrjete sociale, ku mbi të jep mesazhin:

“ GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, gjakut dhe sakrificave të bijve dhe bijave më patriotë për mbrojtjen e Lirisë dhe Sovranitetit të Shqipërisë!”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb