FIER

Trupi i pajetë i një personi është gjetur në një fshat të Fierit në një kanal me ujë. Me sa duket reshjet e shiut që kanë shtuar prurjet në lumenj, kanë bërë që trupi i pajetë të përfundojë pranë banesave në fshatin Mujalli të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se trupi i i pajetë, i dekompozuar, është gjetur nga banorët të cilët kanë njoftuar më pas policinë. Nuk dihet ende identiteti, por mësohet se viktima është e seksit mashkull.

Informacion paraprak
Në fshatin Mujalli, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur dhe i dekompozuar një shtetas i seksit mashkull ende i paidentifikuar.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për nxjerrjen e personit të mbytur nga kanali, identifikimin e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: