Është goditur për vdekje me thikë një student Italian në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se viktima është identifikuar si Davide Giri, 30 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten mbrëma në Rrugën 123 dhe Amsterdam Avenue, pranë Morningside Park.

Vrasësi u ndalua nga policia në Central Park, dhe sipas të dhënave ai është një 25-vjeçar. Menjëherë pasi sulmoi Girin, djali goditi me thikë edhe një tjetër 27-vjeçar italian, Roberto Malastina.
Autori është përshkruar si një turist Italian, por që nuk dihet ende identiteti i tij. Vrasësi thuhet se është neutralizuar teksa ishte duke kërcënuar për vdekje një person të tretë.

Studenti italian ishte i njohur për aktet e tij të vullnetarizmit, dhe nuk kishte pasur konflikte të mëparshme, shkruajnë mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: