Edhe pse varianti Omicron i koronavirusit të ri (COVID-19), i cili u njoftua se është zbuluar më 25 nëntor në jug të Afrikës, ndërsa u zbulua edhe në Belgjikë një ditë më vonë duke u regjistruar si rasti i parë në Evropë, rezultoi të ketë qenë i pranishëm në vend disa javë më parë.
Sipas gazetave të rajonit flaman në Belgjikë, duke cituar Agjencisë Flamane të Shëndëtësisë, në rajonin Flandrës Lindore para disa javësh një i ri i prekur me COVID-19 ka qenë me variantin Omicron.
Agjencia konfirmoi se pacienti është anëtar i ekipit të vaterpolos që ka marrë pjesë në një ndeshje në qytetin Brno të Çekisë në mesin e muajit nëntor të vitit 2021 dhe se është student i shkollës Melle.
Kështu mësohet se varianti në fjalë në Evropë ka mbërritur shumë më herët se sa mendohej.
Varianti Omicron, i cili u raportua se ishte zbuluar në Afrikën e Jugut dhe Botsvana më 25 nëntor, u njoftua se kishte arritur në Evropë pasi ishte zbuluar në Belgjikë të nesërmen.
Sipas lajmeve në mediat lokale, pacienti ishte një grua e rritur e pavaksinuar, simptomat e së cilës filluan 11 ditë pas udhëtimit nga Egjipti nëpërmjet Turqisë në Belgjikë, dhe se nuk ka pasur lidhje me pjesën jugore të Afrikës.
Britania dhe vendet e BE-së, duke filluar nga 25 nëntori ndaluan fluturimet nga vendet jugore të Afrikës, ku “ishte zbuluar varianti Omicron”.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Belgjikë gjenden nëntë raste me Omicron.
