E ftuar në aktivitetin për aktivitetin për Ditën e Rinisë, “8 DHJETORI, përmes veprave të autorëve”, organizuar nga Fondacioni për Liri dhe Demokraci, ish drejtoresha e Arkivës, Nevila Nikaj, apeloi të rinjtë, të jenë militantë vetëm të emrit të tyre e të askujt tjetër.

“Fati i keq për mua dhe gjithë brezit tonë të ishim matura ’72. më vinte për të qarë që nuk isha më në atë moshë dhe bashkë me studentët isha në Qytetin Studenti, asokohe nuk kishte makina. Tirana ishte e zbrazët. Dëgjoheshin zërat e të rinjve atje. Rinia e atij viti, ai brez fatlum solli diçka të madhe në Shqipëri.

Sot jeni të lirë të vini këtu, të dilni jashtë të keni një mendim ndryshe, asokohe duhet të ishim të gjithë në një kuadrat. Bënim një lloj aktrimi në punë në rrugë, edhe në shpi nuk ishim shumë të clirët. Në këtë frikë të dekadave kuptova që ishim kaq të paditur. Ju të rinjtë e përdorni shpesh fjalën ‘të kam sharë me lider shpie’ , shumë pak e dinë c’ishte ky libër i shpisë. po nuk e dini se c’mbante ky libër shpie, më parë. Ka qenë një libër një fletore që mbahej në cdo familje ku shënoheshin anëtarët e familjes e kush të vine e kush të dilte nga shpia sepse të vinte të kontrollonte operativi i lagjes, dhe ishte problem i madh nëse nuk kishte shënuar ndonjë. Studentët e dhjetori na sollën lirinë. Lirinë që nuk ditëm ta shfrytëzojmë si duhet.

Mbaj mend gazetën e parë RD, kam parë një turmë të madhe njerëzish e mendova dikush është vrarë… po blinin gazetën RD, 300 lekë të vjetra një gazetë. Do të thotë dëshira për të qenë të lirë, ne ishim Europë, jemi e do të jemi gjithmonë Europë, por varfëria e tejskajshme do të thotë se ishim një popull në një kamp përqendrimi të madh.

Nëse gjyshi im përpara ekzekutimit tha bota ështe e atyre që digjen jo e atyre që rrinë, unë sërish jua them juve. Dikush më tha para disa ditësh je militante e një emri, por i thash nuk jam militante e askujt, jam militante e emrit tim dhe ju të jeni të emrit tuaj. “- u shpreh ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb