Kam tre fëmijë, të gjithë të suksesshëm, ndërkohë që ky që u zgjodh kancelar fiton më pak, tha babai i kancelarit të ri të Gjermanisë, Gerhard Scholz, 86 vjeç, për gazetën ”Bild”.

”Olaf ka qenë gjithmonë një student i mirë, madje në latinisht mësuesi mund të mësonte prej tij”, shtoi ai.

”Në moshën 12-vjeçare më tha se donte të bëhej kancelar”, vazhdon babai i moshuar i kancelarit.

Dje, Olaf Scholz u zgjodh kancelari i nëntë i Gjemanisë duke zëvendësuar Angela Merkelin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb