Maqedonia mbetet një nga vendet me më pak borxhe në Evropë në bazë të “Eurostat”. LSDM-ja ka një problem kur vendi nuk ka borxhe si në kohën e tyre, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, pas deklaratës së zëvendës ministri të Financave Kire Naumov në Gostivar.
“Për LSDM-në është e pakuptueshme se si është e mundur që Maqedoni vazhdimisht të punohet, të realizohen projekte nga infrastruktura, bujqësisë, arsimit, shëndetësisë, të investohen qindra e qindra miliona euro, madje edhe duke kthyer borxhet të cilat LSDM-ja ua la qytetarëve si një projekt i vetëm i realizuar, dhe në fund të fundit Maqedonia të vazhdojë të jetë në një ndër vendet më pak borxhe në kontinent”, thonë nga VMRO-DPMNE, shkruan TetovaSot.
VMRO-DPMNE thotë se në vitet e kaluara është ndërtuar intensivisht në vend, duke vënë në dukje tri autostradat, spitale të reja, shkolla, kopshte, konvikte dhe universitete.
(m.k/BalkanWeb)