Policia e Shtetit vijon operacionin për goditjen e paligjshmërisë. Sipas të dhënave zyrtare, janë vënë në pranga 19 persona për vjedhje energjie, ndërtime të paligjshme dhe për prerje të pyjeve. Policia ka vijuar kontrollet në bashkëpunim me OSHEE-në për ndërhyrjet e paligjshme dhe vjedhjet e energjisë. Kështu mësohet se kanë vepruar në terren 85 grupe polici-OSHEE dhe janë kryer 3112 kontrolle. Nga këto kontrolle janë evidentuar 36 raste të vjedhjes së energjisë, janë arrestuar 16 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.
Ndërkohë për ndërtimet e paligjshme janë evidentuar 14 raste dhe janë arrestuar 2 persona. Po kështu ka nisur procedimi penal për 14 të tjerë. Policia e Shtetit ka evidentuar 4 raste të lotarive të paligjshme si dhe 5 raste të prerjes së pyjeve duke arrestuar 1 person për këtë vepër penale.
(m.k/BalkanWeb)
