Është publikuar fjala e thënë nga kryedemokrati Lulzim Basha në Këshillin Kombëtar. Basha, mësohet të ketë thënë se mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët.

Ai ka falënderuar anëtarët që morën pjesë dhe ka shtuar se më datë 18 dhjetor, do të vijojnë me frymën e krijuar

Mesazhi i Bashës:

Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë.

Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.

Me respekt!

Lulzim Basha

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: