Analisti Artur Zheji, u shpreh se në Partinë Demokratike tashmë ka një betejë politike të hapur dhe se sipas tij ka ardhur koha që kreu i PD Lulzim Basha të ndërrojë strategji, ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Në PD ka një betejë politike të hapur dhe Basha duhet të ndërrojë strategji… Shohim që Berisha është mjeshtër i rrëmbimit të kohës televizive. Basha duket sikur nuk ka të njëjtën peshë dhe të njëjtën forcë. Për fat të keq rrjetet sociale kanë rrënjosur këtë koncept se të ekzistosh sot do të thotë të jesh në ekran.”, u shpreh ai.

Sa i përket thirrjes për protestë nga ana e Berishës, Zheji u shpreh se e bën për t’i treguar demokratëve apo edhe mbështetësve të tij se nëse merr Partinë Demokratike, atëherë Edi Rama i ka ditët e numëruara.

“PD ka nevojë të zgjidhë në mënyrë civile , të tregojë qytetërim në këtë krizë të thellë që duhet pranuar…Pastaj nëse e çon elektoratin në një protestë , kjo sërish është e drejta e saj…Por kur ka konflikt  brenda një force politike energjitë e asaj force dobësohen shumë. Unë nuk besoj se është ky rasti. Besoj se e bën këtë deklaratë për t’i thënë mbështetësve të vet se po e mora unë PD-në, Edi Rama i ka ditët e numëruara. Kjo është joshja që ai bën demokratëve…”, tha Zheji.

Çfarë prisni nga Basha?

Zheji: Është detyrim ta shpërfillësh akuzën. Vetë konferenca e shtypit e atij që të sulmon është pentagrami bazë mbi të cilin ti ndërton pentagramin alternativ. Në radhë të parë njeriu heq baltën. Nëse Basha nuk do ta rrëmbejë protagonizmin mediatik, natyrisht fiton më i forti. Nëse mbetemi tek beteja ligjore, këtu pastaj jemi me rregullat e lojës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: