Një pilot, ka filmuar tornadot që goditën SHBA-në teksa ishte duke fluturuar me 13 mijë metra lartësi.

Video është filmuar nga piloti mbi hapësirën e Tennessee, ku shihen rrufe të shumta dhe spirale ere.

Kujtojmë se tornadot kanë shkatërruar gjithçka që u dilte përpara duke lëvizur nëpër gjashtë shtete amerikane, ku si pasojë u shkatërruan shumë shtëpi, objekte afariste, e ekipet e shpëtimit akoma janë në terren në kërkim të mbijetuarve që mund të kenë ngecur nën rrënoja.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: