Ndonjëherë makina është mjet pune, ndonjëherë është edhe çështje luksi apo pasioni, por meqenëse shpeshherë bëhet objekt diskutimi, jo vetëm për personazhet VIP të sportit brenda Shqipërisë por edhe jashtë saj, këtë herë “Panorama Sport” do t’ju shuajë kuriozitetin, duke listuar se çfarë lloj automjetesh kanë trajnerët e Superiores.

E nisim me Orges Shehin. Trajneri i Tiranës përdor një makinë tip “Ford Mondeo” e vitit 2015.

Shehi

Ndërsa trajneri Edi Martini u kthye nga Shkodra për të marrë drejtimin e Teutës edhe një herë me një fuoristradë të sigurt, si “Volvo”.

Martini

Ndërkohë, Bledi Shkëmbi deri para pak ditësh përdorte një “Mercedes Benz GLK” të viteve të fundit dhe mësohet që e ka shitur, por kjo nuk ka lidhje me krizën që po kalon Dinamoja.

Shkembi

Mes tyre ka edhe një kuriozitet, që është se Mirel Josa aktualisht nuk ka një makinë, ka pasur deri para pak kohësh, por e ka shitur me idenë për ta ndërruar, duke blerë një tjetër dhe sot po drejton një biçikletë e po i merr të gjithë përpara.

Josa
Ai nuk e ka mendjen te luksi, por kërkon edhe një revansh tjetër në karrierën e tij, sepse dihet që është një nga trajnerët më të suksesshëm të viteve të fundit, duke fituar titullin kampion me Tiranën dhe katër të tjerë me Skënderbeun.

Vazhdojmë me Brdaric, i cili ka zgjedhur një “Ford Fiesta” të vitit 2016.

Brdaric

Ndreu i Kastriotit përdor një markë gjermane si “Volksëagen Golf 6”.

Ndreu

Tekniku i Partizanit, Ilir Daja, përdor një automjet tip “Mercedes-Benz E Class” të 2014-s.

Daja

Trajneri i ardhur së fundmi në stolin e Egnatias, shqiptari i Maqedonisë, Zekirija Ramadani, ka ardhur në Shqipëri me një “Mercedes-Benz” 2017.

Ramadani

Në Korçë, Migen Memelli ka një makinë tip “Audi A4” të vitit 2011.

Memelli

I fundit në listë është trajneri italian i Kukësit, Diego Longo, që është shprehur se përdor një makinë elektrike të markës “Kia”.

Longo

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb