TIRANË
Teksa Lulzim Basha mbledh sot Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha po organizon referendumin në të gjitha qytetet e vendit, ku tashmë ka nisur votimi për shkarkimin e kreut aktual dhe rithemelimin e PD, vendime që u morën në Kuvendin e 11 dhjetorit.
Referendumi nisi në orën 08:00 deri më 17:00, ku mbështetësit e Berishës po votojnë për shkarkimin e kryedemokratit, ndërkohë që deri më tani procesi vijon pa incidente.
Komisioni i Rithemelimit ka ngritur edhe Komisionin e Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, që do të merret me drejtimin e procesit, ku kryetare do të jetë Albana Vokshi.
Gazetari Erjon Skëndaj tek njësia 5 raportoi se qQë prej orës 8 të mëngjesit demokratët kanë nisur të votojnë dhe t’i përgjigjen thirrjes së komisionit të rithemelimit të PD për të votuar.” Deri tani kanë votuar rreth 130 anëtarë të PD-së. problemin e vetëm e kanë me listat sepse nuk janë axhornuar, janë rreth 1500 anëtarë në këtë degë. Procesi po vijon normalisht me kartë identiteti dhe kartë anëtarësie, gjithçka është e qetë”, tha ai.
SITUATA NË QARQE
Në Gjirokastër janë gjithsej 1100 anëtarë demokratë me të drejtë vote në Bashkitë Gjirokastër, Libohovë dhe Dropull, të cilët do të shprehin verdiktin e tyre në referendum. Janë gjithsej 4 qendra votimi që do të jenë në Pallatin e Sportit, në lokal në qendër të Lazaratit. Në një lokal në Libohovë dhe tek ish-zyra elektorale e
Qarku Korcë ka 9 qendra votimi, ku 2 prej tyre janë në ish-kinematë dhe 1 në qendrën kulturore të fëmijëve.
Në Durrës, 2700 anëtarët e kësaj partie janë ftuar në Pallatin e Kulturës të shprehin me votë vullnetin e tyre.
Dega Krujë, e cila ka rreth 700 anëtarë pritet të votojë në dy qendra votimi, një në Thumanë dhe një në Krujë, ku do votohet në ambjente të mara me qera.
Ndërsa dega e partisë demokratike e Fushë Krujës ka 870 anëtarë. Votimi pritet të zhvillohet te qendra shëndetësore e ku është dhe zyra e partisë.
Në Berat referendumi do mbahet te Pallati i Kulturës.
Në Shkodër ku dera e Partisë Demokratike vijon të jetë e mbyllur me zinxhirë referendumi mbahet në 9 qendra, dy në qytet 7 në njesitë administrative. Shoqata e ish-të Përndjekurve u rendit në mbështetje të rithemelimit të Partisë Demokratike nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Në Vlorë janë rreth 1400 anëtarë të PD-së, ku qendra e votimit do të jetë pranë selisë së PD. Ndërkohë nga një qendër votimi do të ketë edhe në Selenice e në Himarë.
DENONCIMET PËR BRAVAT
Në qytetin e Sarandës, gjatë ditës së djeshme, mbështetësit e Berishës denoncuan mbylljen e selisë dhe për pasojë votimi i rreth 500 anëtarëve do të kryhet në një ambient privat.
Mbështetësit e Berishës kanë denoncuar në polici ndërrimin e bravës së derës.
Edhe në Shkodër, selitë e Partisë Demokratike janë mbyllur nga drejtuesit. Në këtë qark janë 9 qendra votimi, dy brenda qytetit dhe pjesa tjetër në bashkinë e Qarkut. Shkodra ka rreth 4 mijë anëtarë.
Nënkryetari i PD-së Shkodër Ndoc Ashta dënoi presionet sipas tij për të mos marrë pjesë në votim.
Ndërkohë që shoqata e ishtë përndjekurve politik të Shqipërisë me qendër në Shkodër deklaruan mbështetjen e plotë të kësaj shoqate për ish-kryeministrin Berisha.
Edhe në Elbasan, janë ndërruar bravat e dyerve të selisë së Partisë, por votimet do të kryhen në këto zyra. Bravat janë ndërruar edhe në Librazhd, Gramsh dhe Përrenjas.
(BalkanWeb)
