Prej orës 08:00 të mëngjesit vijon votimi në mbarë vendin, në referendumin e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha.
Mes videove të shumta që kanë mbërritur në redaksinë e “BalkanWeb”, ka dhe nga ato ku në qendrat e votimit, të cilat janë krijuar në ambiente të ndryshme, shihen edhe kafe e raki nëpër tavolina.
Siç shihet në video, nga njëra anë shfaqen njerëzit në ambientet e një lokali në kryeqytet, duke votuar për shkarkimin e Bashës, dhe nga ana tjetër ka qytetarë që po shijojnë kafe e muhabet, pa e prishur terezinë.
(BalkanWeb)