Kryedemokrati Lulzim Basha ka publikuar një video me momentet më pikate të Kuvendit Kombëtar.

Ai shkruan mbi videon e publikuar në “Twitter”, se është krenar për guximin në të cilin Kuvendi vendosi të zgjedhë të ardhmen e të vendosi një faqe të re për Partinë Demokratike, që sipas tij, do të jetë më e bukur për shqiptarët.

Postimi i Lulzim Bashës:

Jam krenar për guximin me të cilin Kuvendi Kombëtar vendosi të zgjedhë të ardhmen, vendosi të hapë një faqe të re për Partinë Demokratike, për ta shndërruar atë në alternativën më të pastër, në shpresën më të bukur që shqiptarët kanë për ndryshim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb