Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një 33-vjeçar ka qenë shënjestër e një atentati me eksploziv. Menjëherë pas shpërthimit Endrit Sadedini u dërgua në spital pasi kishte marrë dëmtime të rënda të gjymtyrëve. Burime bëjnë me dije se 34-vjeçari është në gjendje shoku traumatik, me dëmtime të rënda të anësive.
Burime nga spitali bëjnë me dije për “BalkanWeb” se ai është duke marrë ndihmën e parë dhe se prognoza aktualisht është e rezervuar.
Endrit Sadedini i ka shpëtuar një tjetër atentati në vitin 2017. Në mjetin e tij ishte vendosur një sasi prej 500 gramësh tritol.
(BalkanWeb)