TIRANE

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuara e radhës në “Jo vetëm modë”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. Xhensila tregoi se nuk është shtatzënë, edhe pse ka ca ditë që qarkullojnë lajme online. Por gjithashtu tha se ajo dhe Besi e kanë në plan të zgjerojnë familjen.

“Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun”, tha këngëtarja.

Xhensila ka treguar se është paragjykuar shumë në momentin kur është mësuar se do të bëhej nënë.

“Unë isha në pikën më të fortë të karrierës, gjë që për mua nuk u bë fare pengesë. Në momentin që kam lindur Ajkën, kam qenë me objektiva të qarta. Kur kam qenë shtatzënë kam punuar deri në muajin e 7-të me koncerte. Në muajin e 7-të kam xhiruar dhe klipin çika-çika ajo mori një jehonë të madhe dhe m’u desh që të bëja dhe koncerte atë kohë”, vazhdoi më tej.

Mesa duket çifti i ka të qarta qëllimet, por për realizimin e tyre ende nuk ka një kohë të përcaktuar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: