Presidenti Ilir Meta ka takuar sot mësuesin dhe veprimtarin e shquar të Rozhajës, Ali Daci.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, kreu i shtetit thekson se bashkë me Dacin ndanë ide të vyera për organizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta kulturore me qëllim lartësimin e vlerave më të mira kombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit mbarëshqiptar.

“Nuk kishte më bukur se të nisja sot ditën me mësuesin dhe veprimtarin e shquar të Rozhajës, Ali Daci, i cili prej dekadash promovon dhe punon me përkushtim për mbrojtjen e gjuhës, traditave, zakoneve dhe kulturës kombëtare në Sanxhak, Mal të Zi, Kosovë dhe në të gjitha trevat shqiptare, duke organizuar edhe aktivitetin e mirënjohur kulturor në Rozhajë “Ora e Maleve”.
Shumë i lumtur, që së bashku me të ishin edhe Sekretari i Klubit Letrar “Pudguri” në Istog, z.Nuradin Imeraj, si dhe Dr.Mhill Gecaj, kryetar i Shoqatës Nikaj – Mërtur.
Ndamë ide shumë të vyera për organizimin e një sërë aktivitetesh të përbashkëta kulturore me qëllim lartësimin e vlerave më të mira kombëtare dhe forcimin e bashkëpunimit mbarëshqiptar kudo në trojet tona dhe në diasporë. ???

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: