Ish kandidatja për kryetare të Partisë Demokratike, Edith Harxhi  gjatë fjalës së saj në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha  e ka konsideruar një përrallë nismën”Ballkani i Hapur”. Harxhi u shpreh se  sot kombi është në rrezik nga Rama e Vuçiç që po tentojnë të joshin Kosovën.

“Ballkani i Hapur është vetëm jë përrallë e shëmtuar që po serviret si hyrje në Europë. Po mundohen të joshin Kosovën e brishtë.  Ku jemi sot? Në këtë shesh si në vitin 1999. Ne jemi ata që e bëjmë kombin. Kombi jonë është në rrezik nga Rama e Vuçiç për të shkatërruar Balkanin. Ku ndodhet sot Lulzim Basha? Në 4 vitet e fundit që është diskutuar territori i Kosovës ka bërë vetëm një deklaratë nga PD. Kosova është Jeruzalemi ynë. Sot vjen nga Prishtina deputetja e Ibrahim Rugovës Melihate Tërnkolli”- tha ajo.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: