Kryedemokrati Lulzim Basha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se i është shmangur drejtësisë në rastin e Rrugës së Kombit.

I ftuar në emisionin Real Story, Basha u shpreh se  ajo është një gënjeshtër e përpunuar me mjeshtëri nga mediat e Edi Ramës. Ai tha se sa herë drejtësia ka kërkuar praninë e tij ai ka shkuar duke mos iu fshehur ku për këtë gjë ka kërkuar edhe heqjen e imunitetit.

“Nuk i fshihem drejtësisë sepse nuk kam asgjë për t’u fshehur. Unë kam shkuar sa herë jam thirrur nga drejtësia dhe në të gjitha proceset dhe nuk i kam bërë bisht drejtësisë. Është një gënjeshtër e përpunuar me shumë mjeshtëri nga mediat e Edi Ramës. Ka ca gjëra që nuk i ndryshon 9 dhjetori e 18 dhjetori. Pasi e mbajti pas një kohe të gjatë në sirtar, mjafton të futesh në ëeb ku shkruhet se prokuroria dështoi të sillte një akuzë për Lulzim Bashën.

Ka qenë vetëm një letër e stisur ku shkruhej në në rrugën e Kombit ishin shpërdoruar 270 milionë euro. Prokuroria duhet të tregohet e sinqertë pasi nuk mund të nisë një proces ku përfshin edhe parlamentin pasi duhej të hiqja imunitetin dhe këtë gjë e kam kërkuar sepse nuk kam asgjë për të fshehur. Jam krenar për atë që kam bërë në rrugën e Kombit”- u shpreh ai.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb