Identifikohet i riu që mbeti i vrarë sot me armë zjarri në Kodër Kamëz. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për 30-vjeçarin Can Kariçi, nga Dibra, i cili jetonte në Kamëz.

Dyshohet se i riu është qëlluar me armë me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna me armë. Ai u gjet i plagosur rëndë në një makinë me targa të huaja, ndërsa ndërroi jetë rrugës për në spital.

Pak pas ngjarjes, në zonën e Institutit një Audi u gjet i djegur, ndërsa dyshohet se është përdorur nga autorët e krimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb