Huawei është renditur i dyti në tabelën e rezultateve të BE-së për Kërkim dhe Zhvillim Industrial gjatë 2021. Tabela e rezultateve të investimeve në këtë fushë për vitin 2021 është një botim i Komisionit Evropian dhe rendit nivelet e investimeve kërkimore të 2500 kompanive në mbarë botën që përbëjnë 90% të kërkimit dhe zhvillimit të financuar nga biznesi në botë. Raporti është përgatitur nga Qendra e Përbashkët Kërkimore e BE-së (JRC) dhe vitin e kaluar Huawei ka qenë i treti në renditje.

Marrja e këtij vlerësimi i ka bërë përfaqësuesit e Huawei-t të ndihen krenarë. Tony Jin, përfaqësuesi kryesor i Huawei në institucionet e BE-së është shprehur: “Huawei tani renditet si investitori i dytë më i mirë i sektorit privat në kërkim dhe zhvillim në botë. Tabela e Rezultatit të Investimeve në Kërkim dhe Zhvillim Industrial të Komisionit Evropian 2021 njihet si një nga studimet më autoritative globale për investimet e sektorit privat në kërkim dhe zhvillim. Bashkëpunimi ndërkombëtar në fushat e kërkimit dhe shkencës është shumë i rëndësishëm për të garantuar zhvillimin e produkteve dhe shërbimeve më novatore”. 

Pjesa më e madhe e kërkimit global që kryen Huawei zhvillohet në Evropë. Huawei ngriti qendrën e parë kërkimore në Suedi në vitin 2000. Sot, Huawei punëson mbi 2400 studiues në 23 qendra kërkimore në të gjithë Evropën. Nëpërmjet një sërë partneritetesh me mbi 150 universitete evropiane, Huawei është ngulitur thellë në ekosistemin e kërkimit TIK në Evropë. Nëpërmjet këtij aktiviteti kërkimor bashkëpunues, Huawei e bën Evropën të përshtatshme për epokën digjitale.

Huawei beson se bashkëpunimi ndërkombëtar kërkimor forcon konkurrencën e BE-së dhe kontribuon në zbutjen e ndryshimeve klimatike, duke mbështetur kështu në mënyrë strategjike Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.

Vizioni dhe misioni i Huawei është të sjellë digjitalizim për çdo person, shtëpi dhe organizatë për një botë plotësisht të lidhur dhe inteligjente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: